Rrahje masive mes simpatizantëve shqiptar dhe maqedonas të partive në pushtet

Burimet për Maktel, njoftojnë se mbrëmë në fshatin Bërnjarcë ka pasur një rrahje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve. 

Në terren ka pasur një numër të madh të policëve, ku në një autobus përplot me shqiptarë nga Haraçina të cilët ishin prezent në tubimin e partisë shqiptare në Shkup, me të kthyer nga tubimi kanë përfunduar në fshatin maqedonas Bërnjarcë, me të zbarkuar nga autobusi ka filluar edhe konflikti mes tyre.

Tani për tani nuk ka asnjë informacion për të plagosur, por për shkak të madhësisë së aksionit policor ka të ngjarë të ketë lëndime në këtë incident. 

Lajme të ngjashme

Back to top button