Vritet në atentat zyrtari i lartë i OSHEE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Në një lokal në sheshin e “Flamurit”, në qendër të qytetit, dy persona janë vrarë me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një atentat ndaj drejtorit rajonal të OSHEE, Roland Saliu dhe biznesmenit Erven Hyseni, transmeton RTSH.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, para tavolinës së tyre ka ndaluar një automjet nga i cili ka dalë një person i cili ka qëlluar drejt viktimave me armë automatike. Më pas vrasësi është larguar me shpejtësi me po të njëjtin automjet. Policia ka ngritur postoblloqe në gjithë qytetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button