Një tetovar ka shantazhuar ish-të dashurën me fotografi kompromituese

Një tetovar ka shantazhuar ish-të dashurën me fotografi me përmbajtje të pahijshme, të cilat ua ka dërguar të afërmëve të saj.

Nga MPB informojnë se nga SPB Tetovë kanë parashtruar padi penale kundër D.V. (26) për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të të dhënave personale”. Më 10 maj 2017, i padituri, pa leje të ish-të dashurës së tij, babait të saj, si dhe kushërinjve dhe shokëve të saj u ka dërguar fotografi dhe video të tyre të përbashkëta me përmbajtje të pahijshme, prej të cilave një pjesë i kanë xhiruar së bashku, ndërsa një pjesë tjetër e dëmtuara i ka xhiruar vetë dhe ia ka dërguar të paditurit në “WhatsApp”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button