Avokatët e dhunuesve: Jemi të kënaqur me vendimin, ishin korrekt dhe e pranuan veprën (VIDEO)

Avokatët e 9 dhunuesve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, në deklaratë për media thanë se janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës, duke e pasur parasysh se e kanë pranuar fajin dhe janë bërë pishman për atë që e kanë bërë, njofton Portalb.mk.

LEXO: 9 dhunuesit e Kuvendit në liri

“Shumica e të dëmtuarve nuk kërkuan lidhje me veprën penale dhe hoqën dorë nga dëmshpërblimi, ajo ishte në favor të të akuzuarve”, tha avokatja Valentina Todorovska, e cila tha se thuajse të gjithë kanë qenë “qytetarë shembullore të cilët nuk kanë qenë të gjykuar”.

Avokati Vllado Dokulevski tha se  të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se me vet pjesëmarrjen e kanë kryer veprën penale, por edhe se kanë qenë të marrë nga turma.

“U treguan njerëz korrekt, e pranuan fajin dhe për atë sanksioni ka qenë i kushtëzuar, që të gjithë e pranuan njëzëri”, tha Dokulevski.

Sipas tij, dhunuesit e deputetëve dhe gazetarëve “me të vërtetë i kanë rënë pishman për veprën e bërë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button