Edhe pesë persona thirren në bisedë në polici për ngjarjet e dhunshme në Kuvend

D.M. (28) nga Vinica, I.P. (39), Z.Z. (47) dhe N.P. (37), të gjithë nga Shkupi, dje janë thirrur në bisedë në polici për ngjarjet e dhunshme në Kuvend të cilat ndodhën më 27 prill, ndërsa në shtëpinë e J.P. (41) nga Shkupi fillimisht është kryer bastisje, ndërsa më pas edhe ai është thirrur në bisedë.

Siç kumtoi MPB, pas bisedave të bëra, D.M., I.P., Z.Z. (47) dhe N.P. janë liruar, ndërsa tek J.P. (41) nuk janë gjetur gjësende me të cilat është kryer vepra penale ose të cilat vijnë prej veprës së kryer penale dhe pas bisedimeve edhe ai është liruar. Në konsultimet me Prokurorin publik, kundër personave do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe më tej është duke ndërmarrë masa dhe aktivitete lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sigurimin e personave të tjerë të denoncuar, si dhe identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button