Vazhdon gjykimi për “Fortesa 2”

Eprori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili është i akuzuari i parë në rastin e PSP-së “Fortesa 2”, ka ardhur në seancë, njofton Portalb.mk.

Në Gjykatë kanë hyrë edhe prokurorët e PSP-së. Pas disa anulimeve, gjykimi pritet që të fillojë sot.

Gjatë seancës së fundit, është anuluar pasi në Gjykatë nuk janë paraqitur as të akuzuarit e as avokatët e tyre, por as gjykatësja Lidija Petrovska pasi që e njëjta ka qenë në pushim mjekësorë.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheq lëndën me emrin e koduar “Fortesa” për shkatërrimin e sistemeve për përgjim dhe “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumenteve. PSP më 15 shtator të vitit, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button