Timberlake qeras kamerieren me 2,450 funte

Justin Timberlake gjatë turit të tij në Gjermani ka bërë një gjest shumë bujar. Pasi ka festuar në klubin natës “Crystal” në qytetin e Kolnit, ai i ka lënë kamerieres një bakshish prej hiç më pak se 2,450 funte.

Ndërsa kamerierja 28-vjeçare, Nina Blum është befasuar me këtë për të përditshmen britanike ka deklaruar shkurt ‘Ne ishim të befasuar me këtë’.

Këngëtari 33-vjeçar ka festuar me miqtë e tij deri në orët e para të mëngjesit ku dhe ka performuar disa këngë të tij. Kujtojmë se sipas revistës “Forbes” Justin vitin e kaluar kishte arkëtuar nga koncertet dhe reklamat televizive rreth 31.1 milionë dollarë.

Ndërsa vlen të theksohet se Timberlake ka filluar turneun e tij botëror “The 20/20 Experience World Tour”, i cili do të zgjasë deri në fund të verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button