Gjërat që duhet të bëni në pranverë

Lëkura

Me ardhjen e stinës se bukur, kemi dëshirë te ekspozojmë lëkurën ne drite, e bardhe nga dimri i ftohte, epiderma është e etur për diell, oksigjen. Për te ndihmuar lëkurën te jete sa me e shëndetshme përgatitni një scrub natyral. Ju mjaftojnë pak përbërës, te thjeshte dhe te përshtatshëm edhe për lëkurë delikate, mjalti, kos, qumësht, arre kokosi e grire apo kripe dhe një luge vaj, do te shihni qe këto përbërës qe i kemi ne shtëpi do ti japin lëkurës tuaj një pamje tjetër, me te bute dhe te lëmuar, kjo gjë do te ndikonte gjithashtu edhe ne humorin e mire. Te gjithë kemi nevoje.

Etje për lëngje

Temperaturat fillojnë te ngrihen, dhe trupi ynë, i cili përbëhet prej rreth 70% ujë, ka nevoje për lëngje. Hidratohuni sa me shume me ujë, por mos harroni edhe frutat dhe perimet, te cilat janë te pasura me minerale dhe vitamina, duke na furnizuar kështu një burim te rëndësishëm.

Detox ne pranvere

Stina e pranverës i dedikohet me shume kohës për tu pastruar, eliminuar toksinat e akumuluara gjate dimrit. Pastroni mëlçinë me erëza shëruese dhe pastruese. Për një aksion detox mund te përdorni karcofet, çajin jeshil, asparagët dhe shume produkte te tjera te cilat luajnë një rol detox ne organizëm.

Prisni flokët

Eliminoni majat e dyfishta dhe rinovoni ngjyrën, sot ne treg gjenden bojëra flokësh me përbërës vegjetal, ne këtë mënyrë ju mund te keni sfumatura te theksuara pa krijuar dëme nga prania e amoniakut.

Pranvera ne tavoline

Pas dimrit kemi dëshirë te ndjehemi me te lehte dhe ne forme. Për te evituar gjendjen e gjumit, tipike për këtë periudhe, mund te konsumoni vakte light dhe te shëndetshëm, ne këtë mënyrë do te ndihmoni organizmit te ndjehet me i forte dhe ju te ndjeheni me te lehte. Preferoni ushqimet krudo, gatime me avull dhe pak te përpunuara, ushqime te thjeshta, por bëjeni çdo recete një pjate me ngjyra duke shtuar shume perime dhe erëza aromatike.

Lajme të ngjashme

Back to top button