Algjeria kërkon Kur’ana për lojtarët në Brazil

Përfaqësueset që do të jenë në Kampionatin Botëror në Brazil kanë bërë gati kërkesat e tyre për hotelet ku do të akomodohen. Kërkesat e përfaqësueseve janë nga më të ndryshmet.

Algjeria ka kërkuar nga hoteli ku do të qëndrojnë në Brazil që në të gjitha dhomat e lojtarëve të jetë libri i shenjtë mysliman, Kurani.

Kili ka kërkuar që shtretërit e lojtarëve të përfaqësueses të jenë me logo të Kilit dhe të gjithë televizorët të jenë Flat.

Ekuadori ka kërkuar që në të gjitha dhomat e hotelit të ketë shporta me banane, sepse bananja është shumë e preferuar në Ekuador.

Uruguai ka kërkuar qetësi maksimale në hotel për të mos ua prishur gjumin futbollistëve, dhe ajër të kondicionuar për futbollistët.

Franca ka kërkuar mish tejet cilësorë për futbollistët si dhe mospërzierjen e mishit të derrit për futbollistët myslimanë. Franca po ashtu ka kërkuar që mos të ketë sapun në banjo, por vetëm shampon.

Hondurasi ka kërkuar që të gjitha televizionet ne guidat televizive të jenë në gjuhën spanjolle, dy prej të cilave televizione të Hondurasit.

Japonia ka kërkuar jacuzzi në secilën dhomë të hotelit.

Australia ka kërkuar që të gjitha gazetat e famshme botërore të jenë në hotelin e tyre në secilin mëngjes.

Zvicra ka kërkuar që në të jetë i intaluar në secilën dhomë rrjeti WI-FI, si dhe të jenë të instaluara kanalet telvizive zvicërane.

Portugalia ka kërkuar gjashtë shefa të sigurimit në hotel, katër prej të cilëve do të ruajnë Cristiano Ronaldon.

Lajme të ngjashme

Back to top button