Gjykata Supreme do të diskutojë për “bombat”

Gjykata Supreme e Jovo Vangellovskit, sot pritet të mbajë vazhdim të seancës së përgjithshme në të cilën do të shqyrtohet referati pas çështjes juridike “A duhet që dëshmitë e marra në mënyrë të paligjshme të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore”, njofton Portalb.mk.

Në kumtesnë e Gjykatës Supreme shkruan se në vazhdimin e seancës së përgjithshme do të marrë pjesë edhe Mirjana Llazarova-Trajkovska, ish gjykatëse e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, nëpërmjet një referati u ka bërë thirrje gjykatësve suprem që ta respektojnë praktikën e deritanishme gjyqësore se dëshmitë siguruara në mënyrë të paligjshme nuk mund të përdoren në procedura hetimore.

Vangellovski shquhet për gjykatës i cili është i afërt me kreun e VMRO-DPMNE-së dhe ndryshe është edhe kumbar i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski. Së fundmi, Veljanovski, e liroi nga paraburgimi biznesmenin e arratisur të VMRO-DPMNE-së Sead Koçan, i cili dyshohet për krim prej 17 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button