“Nuk duam mëshirë, por respekt”, vazhdojnë protestat prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta

Prindërit dhe fëmijët e tyre me nevoja të veçanta në Maqedoni nuk do ta ndërpresin protestën deri kur të përmbushen kërkesat e tyre – për trajtim më të mirë dhe ndërtimin e një qendre speciale për këta fëmijë, njofton TV 21.

“Nuk duam mëshirë. Ekzistojmë dhe do të ekzistojmë. Bota juaj është edhe bota jonë, bota jonë është edhe bota juaj.  Le të bëhemi së bashku në këtë botë. Besoj se kjo ditë e bukur do të sjellë pozitivitet dhe gëzim tek të gjithë ne, te prindërit  dhe veçanërisht tek fëmijët”, tha Suaret Alishan, Iniciativa “5 NË 12”.

Nga iniciativa “5 në 12”, thonë se pas protestës së parë që u mbajt para një muaji, nuk është ndryshuar asgjë. Atëherë, i vizitoi ministri teknik i punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi i cili u premtoi një trajtim më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button