Autoritetet kineze kanë shkatërruar një rrjet spiunësh të CIA-s në Kinë

Qeveria kineze “sistematikisht ka punuar në shkatërrimin” e një operacioni spiunazh të CIA-s në Kinë, duke filluar nga viti 2010, publikoi sot “Njujork tajms”.

Gazeta amerikane shkruan se gjatë dy viteve të ardhshme autoritetet kineze kanë vrarë ose mbyllur të paktën dhjetëra burime të CIA-s.

Gazeta citoi dhjetëra përfaqësues anonim të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë, sipas të cilëve kjo ndërhyrje në shkatërrim është një prej më të mëdhave në dekadat e fundit.

“Njujork tajms” thekson se agjencitë zbuluese dhe të sigurisë amerikane po përpiqen ta zvogëlojnë dëmin, por midis tyre mbizotëron ndarje e madhe.

Disa nga hetuesit konsiderojnë se në CIA ekziston “urith”, derisa të tjerët vlerësojnë se kinezët e kanë hakuar sistemin sekret të CIA-s që e shfrytëzon për komunikime me burimet e saj të huaja.

Agjencia zbuluese qendrore (CIA) nuk dëshironte t’i komentojë këto informata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button