Shkupi e fitoi titullin kampion, “Shvercerat” në element

Skuadra e Futsall Shkupit më në fund ka thyer mitin e futbollit të Maqedonisë, duke u shpallur kampion shtetëror. Një skuadër që bëri historinë, për herë të parë në historikun e vet, ku pikërisht në ndeshjen e fundit të sezonit që ishte derbi dhe përcaktues për vendin e parë barazoi me Velesin 3:3.

Ndeshja e zhvilluar në sallën sportive “Enver Idrizi” në Çair para një numri të madh të shikuesve, ndërsa salla ishte e vogël për të mbledhur të gjithë ata që ishin nisur për të shijuar titullin e kampionit.

Golat për Shkupin në këtë ndeshje u realizuan nga Alili dhe dy nga Dalip, ndërsa për Velesin shënuan Rangatov, Todorovski dhe Levevski. Shkupi e përfundon sezonin në pozitën e parë me 68 pikë, tre më shumë se Velesi. Këto dy ekipe do të përballen edhe në finale e Kupës së Maqedonisë në Strumicë me 28 maj. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button