LSDM përgatiti ndryshime të Ligjit për sigurim shëndetësor për mjekim pa pagesë spitalor

LSDM e përgatiti propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim shëndetësor, me çka, siç tha në konferencën e sotme për shtyp Zllate Mehmedoviq, do të sigurojmë mjekim spitalor pa pagesë për të gjithë të siguruarit.

Ai informoi se ky Propozim ligj është një nga të parët që do të parashtrojnë në Kuvend, sepse qëllimi është të gjithë qytetarët të kenë shërbime të kapshme spitalore.

Theksoi se sipas raportit zyrtar të Fondit për sigurim shëdnetësor për vitin 2016, 220.000 qytetarë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mjekim spitalor, ndërsa sipas vlerësimeve të tyre në vit qytetarët deri më tani kanë paguar rreth 420 milionë denarë për t’u mjekuar në spitale.

Ai theksoi se do të vendoset sistem që do të garantojë mbrojtje të shpejtë dhe cilësore në çdo nivel, me afate të caktuara me saktësi dhe prëgjegjësi.

Konsideron se sistemi i këtillë shëndetësor do t’u mundësojë edhe mjekëve të jenë tërësisht të përkushtuar ndaj pacientëve, ndërsa qytetarët nuk do të jenë më viktima të procedurave administrative.

Duke u prëgjigjur në ypetjen e gazetarëve informoi se për momentin në rrjedhë janë negociatat prë formim të qeverisë së re dhe se prioritet kulmor është formimi i qeverisë e cila në mënyrë cilësore do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button