Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ndalesën për barok të ri, Gruevski ka çfarë të hapë për zgjedhjet lokale

Ka ndërruar mendje gjykatësi i pestë kushtetuese, me votën e të cilit Gjykata Kushtetuese arriti që ta lejojë veshjen me barok të QTQ-në, Operën dhe Baletin Maqedonas, Bibliotekën Universitare Nacionale, por edhe hotelet privat dhe objekte tjera komerciale të cilët Qeveria e Gruevskit i shpalli për objekte në interes të veçantë për shtetin, njofton Portalb.mk.

Vendimi i cili njëherë është sjellë për ndalim të përkohshëm të aktiviteteve në objekte me interes të veçantë për shtetin, tani ka marrë dritë jeshile, pasi që Gjykata Kushtetuese u sqarua për nenin kontestues.

Me largimin e ndalesës për ndërtim do të shpëtohen milionat për biznes interesat e VMRO-DPMNE-së për qindra lokacione në tërë Maqedoninë, ndërkaq partia do të ketë projekte në të cilat lideri i VMRO-DPMNE-së do t’i promovojë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button