Berisha dhe Metalurgu seriozisht e kanë për titull

Metalurgu i Sedat Berishës ka arritur dhe një fitore të madhe, duke mundur kësaj radhe dhe liderin e tabelës, Rabotniçkin, e kështu duke u barazuar me pikë 53 dhe së bashku tani ndajnë vendin e parë.

Pikërisht mbrojtësi shkupjan, Sedat Berisha para ndeshjes kishte paralajmeruar se ekipi i tij edhe në këtë ndeshje shkojnë për të marrë pikë të plota.

Ndeshja Rabotniçki – Metalurgu ka përfunduar me rezultat 1:2, e ku të parët në avantazh kanë kaluar mysafirët me anë të golit që kishte shënuar Ljubomir Stevanoviq, ndërsa rezultatin kishte barazuar Blazhe Ilijoski. Fitoren Metalurgut ja ka siguruar goli i Marko Simonovski nga pika e pardhë. Të gjitha golat janë shënuar në pjesën e parë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button