PPD akuzon BDI për plagjiaturë

Karvani i  Listës së Njësisë  zgjedhore numër 6  në  zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Partisë për Prosperitet Demokratik mbrëmë në fshatin Gradec të Gostivarit prezantoi platformën parazgjedhore të kësaj partie. 

Bartësi listës së kësaj njësie zgjedhore Muhamed Halili në fjalimin e tij theksoi se PPD-ja rikthehet në skenën politike për ta vazhduar misionin e saj për mirëqenie ekonomike, sociale, kulturor dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni. Platforma  e saj parazgjedhore do t’ju mundësojë shqiptarëve krijimin e një mirëqenie të plotë në të gjitha fushat e jetesës.

Një parti politike shqiptare, theksoi Halili, këto  ditë fletë për programe të hartuara nga qindra ekspertë dhe nuk flet fare për kohën dhe vendin e implementimit të saj dhe nuk gjeti kohë që kryeministrit të tyre t’i  jap përgjigje se a ka të drejtë Gruevski kur deklaron se investimet në vendbanimet shqiptare janë kryekëput të tija dhe se ministrat e BDI-së e bëjnë gjumin e arushës në këtë qeveri.

Motoja e platformës parazgjedhore  të BDI-së është një plagjiat i platformës së VMRO-së në vitin 2011 “Vremeto e sega” dhe shtrohet pyetja, tha  Halili, si mund një parti që nuk din të formulojë një moto parazgjedhore të ketë kapacitet të shkruaj (lere më edhe ta zbatojë) një platform parazgjedhore.

Në pjesën shqiptare të Maqedonisë , theksoi Halili, qytetet e mëdha janë shndërruar në spahillëqe të partisë në pushtet ku jetën politike, ekonomike, sociale e kulturore në bazë të profiteve personale e udhëheqin dy tre spahinj dhe kjo gjë duhet shpejt të ndryshohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button