Pendarovski: Lufta për Maqedoninë e lirë fillon pas zgjedhjeve

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski para banorëve të Aerodromit ka deklaruar se lufta e vërtetë për Maqedoninë e lirë do të fillojë pas zgjedhjeve.

Pendarovski më këtë rast u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votim, madje edhe t’i bindin edhe ata qytetarë të papërcaktuar që të dalin dhe të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

Pendarovski mbrëm para banorëve të lagjes së Aerodromit ka ngritur shqetësimin për falsifikimin e mundshëm të zgjedhjeve të 27 prillit, duke theksuar se opozita nuk do të rij duarkryq. Ai madje nuk ka përjashtuar mundësin që opozita të mos pranoj rezultatin zgjedhorë, po që se zgjedhjet nuk kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike. 

“Pushteti do të bëj përpjekje që sërish ta falsifikoj vullnetin e qytetarëve. Ju bëj thirrje që bashkë të ndalojmë këtë tentim i cili nuk do të jetë i pari, ashtu kanë bërë edhe vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve lokale,  ashtu bënë edhe në vitin m2011 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  Ndër vite po na ndodhin falsifikime  dhe ne nuk guxojmë edhe më tej ndër gishta ta shohim këtë situatë.  Ose do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, ose ne nuk do ti njohim ato rezultate.  Kjo nuk është mendim vetëm i imi apo i kryesisë së opozitës dhe LSDM-së, kemi raport të misionit monitorues të OSBE-së i cili është raporti më i keq në 14 vitet e fundit për RM-në. Ku në mënyrë decime thuhet se është bërë një mashtrim i madh në atë mënyrë që të gjitha resurset shtetërore janë vënë në shërbim të kandidatit të mazhorancës”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president i LSDM-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button