PSP zhduket nga deklaratat e partive dhe komunitetit ndërkombëtar

Në euforinë që mbizotëroi në vend pas formimit të shumicës së re parlamentare, emërimit të kryetarit të Kuvendit dhe ndarjes së djeshme të mandatit për formimin e Qeverisë, nga fjalori i partive nga shumica është zhdukur tërësisht PSP dhe vazhdimi i mandatit për ngritjen e aktakuzave të reja.

Prokurorja speciale Katica Janeva dhe ekipi i saj kanë edhe një muaj (do të thotë 4 qershor respektivisht 30 qershor) për hapjen e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave për rastet që lidhen dhe dalin nga “bombat” e LSDM-së. Sipas ligjit aktual, PSP ka 18 muaj “nga marrja e lëndëve” për hapjen apo mbylljen e hetimeve dhe aktakuzave. Ndryshe, PSP lëndët dhe materialet e Prokurorisë Publike dhe nga LSDM i mori dy herë, më 4 dhjetor 2015 dhe 30 dhjetor 2015.

Nga PSP, në fillim të këtij muaji, për “Meta” deklaruan se deri më tani disa herë publikisht kanë apeluar për “nevojën nga ndryshimi i afatit për ngritjen e aktakuzave” dhe se pritet nga “të gjitha subjektet që ta shqyrtojnë domosdoshmërinë dhe të tregojnë mbështetjen konkrete”.

Megjithatë, në kumtesën e LSDM-së, por edhe në deklaratat e liderit të partisë, Zoran Zaev në këtë periudhë fare nuk përmendet nisma për vazhdimin e mandatit të PSP-së, por dominojnë paralajmërimet për rizgjedhje të plotë të gjykatësve dhe reformave në gjyqësor.

Puna e PSP-së dhe mesazhet për mbështetjen e saj nuk përmendet as në reagimet, urimet dhe mesazhet e përfaqësuesve të BE dhe SHBA-së, pas ngjarjeve të fundit në Maqedoni. Ata bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe kthimin e vendit në binarët euro- atlantik”, por PSP-në nuk e përmendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button