Bogoev: LSDM do të dorëzojë propozim për heqjen e testit ekstern

“Testimi ekstern është projekt i dëmshëm dhe për atë sot te Kuvendi do ta dorëzojmë propozimin për ndryshimin e ligjit në arsim”, theksoi deputeti i LSDM-së, Stefan Bogoev, njofton Portalb.mk.

“Kemi premtuar se një ndër ndryshimet tona të para do të jetë heqja e projektit të dëmshëm i quajtur testim ekstern. Duam t’i mbrojmë prindërit dhe profesorët nga ky projekt i ashtuquajtur i cili dëshmoi vetëm rezultate negative”, tha Bogoev.

Ai tha se do t’i motivojnë nxënësit dhe shkollat jo përmes dënimit, por përmes dhuratave për të investuar më shumë dhe të tregojnë rezultate më të mira.

LEXO: Maqedoni, testimit ekstern po i vjen fundi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button