LSDM: Do të ketë qeveri të re dhe zgjedhje lokale

LSDM në reagimin ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe konferencës për shtypi të Liljana Zaturovskës nga kjo parti theksojnë se do të ketë qeveri të re reformuese dhe zgjedhje lokale dhe se shumica parlamentare vepron me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe të gjitha hapat e nevojshëm bëhen në drejtim të vazhdimit të proceseve demokratike si interes i lartë qytetar dhe shtetëror.

Nga LSDM theksojnë se Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet të ndërpret me licitim të datave, me politikat destruktive me të cilat, siç theksojnë, e kanë frenuar procesin e formimit të qeverisë, ndërsa i kanë lënë edhe qytetarët pa kryetarë komunash dhe këshilltarë, si dhe njerëz pa rroga dhe shërbime komunale.

Sipas LSDM-së, vazhdimi i gënjeshtrave për ndonjë platformë dhe thirrja joserioze për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë edhe një në sërë përpjekjet e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së për frenim të proceseve demokratike.

Nga LSDM, siç theksojnë, presin që Ivanov dhe VMRO-DPMNE të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe t’i vazhdojnë proceset demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button