Paraburgimi i Koçanit nesër përsëri para gjykatës me kërkesë të PSP-së

Gjykata Penale në Shkup, nesër do të vendos sipas kërkesës të Prokurorisë Speciale për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin “Trust” mëson “Meta”.

Nga PSP konfirmojnë se seanca dëgjimore është caktuar për nesër më ora 10 dhe në të, sikur herën e kaluar, do të marrin pjesë prokurorët e Speciales dhe avokatët e Koçanit, të cilët pritet t’i ballafaqojnë dëshmitë dhe argumentet “për” dhe “kundër” propozimit të Koçanit t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

Supremja ktheu lëndën në vendimmarrje të sërishme në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ndërsa Këshilli Penal i kësaj gjykate në mënyrë urgjente zbatoi vendimin dhe lëndën e ktheu në fillim gjegjësisht tek gjykatësi me procedurë paraprake.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM ka theksuar se kjo është hera e parë që ndonjë gjykatë në Maqedoni vendos që personi ndaj të cilit është caktuar paraburgimi duhet të lihet në liri deri në marrjen e vendimit sipas ankesës.

Ndryshe, Sead Koçan pas dy muajve arrati është kthyer në Maqedoni dhe sipas disa mediave është shtrirë në Klinikën për kardiologji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button