Shkëndija ka shansin të vazhdojë serinë e fitoreve

Nesër do të zhvillojnë ndeshjet e xhiros së 29-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa kjo xhiro do të ketë dhe dy ndeshje derbi që do të luhen në Shkup. 

Lideri i tabelës Rabotniçki dhe Metalurgu nga ora 13:00 luajnë ndeshjen e parë derbi, ndërsa nga ora 18:00  do të përballen dy rivalët e përjetshëm Vardari dhe Pelisteri. 

Nën hijen e këtyre takimeve do të zhvillohen edhe katër duelet tjera. Shkëndija si vendase pret Napredokun, ndërsa Renova e është në krizë, udhëton drejt Strumicës për tu përballur me Horizontin. Gostivari përballet me Bregallnicën, ndërsa Makedonija Gj.P do të ketë përballë Euromilkun. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button