Reagon BDI: Veprimet tona gjatë fushatës, në përputhje me rregullat

Akuzat e sotme nuk përbëjnë veçse edhe një tentim për të manipuluar opinionin me të pavërteta, në vazhdën e shpifjeve kundër BDI-së dhe në kuadër të fushatës për njollosjen e kapaciteteve demokratike të shqiptarëve. Është ky reagimi i kësaj partie, pas deklaratave të Bekim Fazliut për presion të BDI-së ndaj të punësuarve.

“Të gjitha veprimet tona gjatë fushatës janë në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor, ndërsa komunikimi përmes letrave me qytetarët shqiptarë kryhet në kuadër të kontratës së nënshkruar me ndërmarrjen “Posta e Maqedonisë”.
BDI është më së paku fajtore që PDSH-së i mungojnë idetë se si të mbërrijë deri te qytetarët shqiptarë, pavarësisht se për këtë qëllim ka dhe shërbime siç është posta.
Por duket se pikërisht komunikimi qytetar dhe paqësor i BDI-së me qytetarët, është ajo që i pengon Menduh Thaçit, autorit të kasaphanave dhe të belave, gjuha e komunikimit e të cilit është dhuna, ofendimet dhe arroganca.” thuhet mes në kumtesën e BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button