Sead Koçan sot është operuar në Kardiologji (VIDEO)

Në mëngjesin e sotëm, biznesmeni Sead Koçan, është operuar në Klinikën e Kardiologjisë, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të “24Vesti”, intervenimi është kryer nga kirurgu Sashko Kedev. Mjeket konfirmojnë se pas intervenimit të bërë ai është në gjendje stabile. Këtë e vërtetojnë edhe pamjet që TV21 siguroi nga një qytetar.

Koçan, të cilin policia e ka ndjekur deri para disa ditëve me fletë-arrest, përpara dy ditëve është pranuar si rast urgjent në Qendrën Klinike Nënë Tereza dhe ka ardhur vetë me bashkëshorten e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button