Rritet çmimi i derivateve

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave prej sonte në mesnatë rritet për 1,5 denarë, ndërsa i dizelit dhe i ekstra të lehtit për një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 79,50 denarë për litër, i EUROSUPER BS-98 do të jetë 81 denarë, i Eurodizelit 67 dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 55,50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,456 denarë dhe do të arrijë 39,6 denarë për kilogram. 

Lajme të ngjashme

Back to top button