Deklaratë për bashkëpunim me të rinjtë në Republikën e Maqedonisë

Në prag të Zgjedhjeve parlamentare 2014, Këshilli rinor nacional i Maqedonisë i fton të gjithë forumet rinore të partive politike dhe kandidatët për deputetë që të angazhohen për përkrahje të sektorit rinor dhe të rinjve në R. e Maqedonisë.

Deklaratë për bashkëpunim me të rinjtë në Republikën e Maqedonisë

Partia jonë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të përkushtohet për:

1. Për krijim të hapur dhe në mënyrë participative të politikave rinore në të gjitha nivelet, të
udhëhequra sipas principeve të pjesmarrjes rinore dhe të drejtave të të rinjve.

2. Për krijim të hapur dhe inkluziv të Strategjisë së Re nacionale për të rinjtë të Republikës së
Maqedonisë, me çka do të garantohet pjesmarrja e të rinjve dhe organizatave rinore të vendit, në detektimin e prioriteteve, problemeve dhe nevojave të të rinjve. Do të përkushtohemi për hartim të rregullt të planeve akcionare për implementim të Strategjisë nacionale për të rinjtë, si dhe për ndarje të mjeteve adekuate financiare, për realizimin e tyre.

3. Për përmirësimin e statusit dhe mundësive të organizatave rinore dhe strukturave tjera
përfaqësuese rinore, përmes lidhjes në aktivitete të përbashkëta, përforcimin e komunikimit dhe
sigurimin e përkrahjes së garantuar strukturore dhe financiare për sektorin rinor.

4. Në qoftë se, shteti dhe organizatat rinore, përmes procesit të konsultimit, përcaktojnë nevojën e krijimit dhe miratimit të Ligjit për të rinjtë, për të njëjtin të merren parasysh mendimet e palëve të interesuara, ndërsa përgatitja e Ligjit eventual për të rinjtë të jetë përmes procesit themel, të hapur dhe inkluziv, në të cilin në mënyrë të garantuar do të marrin pjesë edhe përfaqësuesë të të gjitha organizatave rinore të interesuara në vend.

5. Realizimin e komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore
dhe Këshillit rinor nacional të Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues i të rinjve dhe
organizatave rinore në shtet.

6. Për përkrahjen e bashkimit të të rinjve në nivel lokal përmes formave të organizimit
përfaqësues rinor dhe bashkëpunimit mes formave përfaqësuesve të bashkimit dhe institucionet e njësive të vetëqeverisjes lokale.

7. Garancë për lirinë e bashkimit të gjimnazistëve dhe studentëve përmes përkrahjes së
proceseve të pavarura dhe inkluzive të bashkimit dhe sigurimin e kushteve për modele pluraliste dhe demokratike të organizimit të gjimnazistëve dhe të studentëve.

8. Angazhim për implementim të tërësishëm të Strategjisë për arsim të integruar në Republikën e Maqedonisë, përmes sigurimit të kushteve adekuate dhe programeve edukative dhe planeve
akcionare.

Lajme të ngjashme

Back to top button