Trajanovski: Kryetarët e komunave që nesër pa mandat

Kryetarët e komunave në Maqedoni që nesër do të punojnë pa mandat, informoi sot pas takimit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Ai dërgoi kërkesë deri te të gjithë partitë politike në Kuvendin e Maqedonisë për miratim më të shpejtë të ligjeve për funksionimin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Duke pasur parasysh atë që ka interpretime të ndryshme nga profesorë ose institucione për atë se nëse kryetarët e komunave mund të vazhdojnë të funksionojnë ose jo, ne si BNJVL që të jemi të sigurt dhe të mos ketë ndarje, kërkojnë nga Parlamenti që sa më shpejt të mblidhet dhe t’i miratojë ndryshimet e ligjit për zgjedhje dhe ligjit për vetëqeverisje lokale me ç’rast do të shpalleshin zgjedhjet e ardhshme lokale”, theksoi Trajanovski.

Në emër të, siç tha, të gjithë kryetarëve të shqetësuar të komunave, Trajanovski e përshëndeti marrëveshjen midis partive politike për caktim të datës së zgjedhjeve lokale.

Sipas Trajanovskit, çdo ditë e kaluar pa zgjidhje i shkakton dëm të madh pushtetit lokal. Përkujtoi se në këtë vakum juridik do të vendosen në pikëpyetje funksionimi i kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme, institucioneve kulturore, brigada zjarrfikëse dhe administrata të cilët varen nga bllok dotacione.

“Do të vendosen në pikëpyetje një numër i madh i ndërmarrjeve publike të cilët marrin subvencione nga komunat. Nuk do të mund të marrin leje ndërtimi. Në qoftë se keni banesë, shtëpi ose pronë të patundshme nuk do të mund t’i shisni për shkak se duhet të bëhet vlerësim në komuna dhe të paguhet tatim i qarkullimit, ndërsa vendimin për tatimin e qarkullimit e nënshkruan kryetari i komunës”, tha Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button