Zihet me gruan, vret veten 47 vjeçari

Një 47 vjeçar ka vendosur ti japë fund vetes pas një sherri që pati me gruan e tij. A.D nga fshati Gjashtë i Sarandës, pas një debati për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, i ka dhënë fund jetës duke u varur me një kabull elektrik.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të familjarëve të tij, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt spitalit, 47 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas mjekëve A.D kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button