Zidane lëshon deklaratën bombë: Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’

Për trajnerin e Realit të Madritit nuk duhet diskutuar se cili lojtar e meriton ‘Topin e Artë’ këtë sezon. Zidane i cili e ka fituar vetë këtë trofe kaq të rëndësishëm, e di shumë mirë se çfarë karakteristikash duhet të ketë një lojtar për të merituar trofeun më të rëndësishëm personal në futboll.

Trajneri madrilen është përgjigjur shkurt, se Ronaldo është futbollisti i cili e meriton trofeun e ‘Topit të Artë’.

I pyetur se kush mes Ronaldos dhe Gianluigi Buffon, e meriton Topin e Artë, francezi dha një përgjigje interesante. “Topi i Artë për Cristiano ose Buffon? Ju e dini mendimin tim”, deklaroi Zidane.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button