LSDM: Për bombën në shtëpinë e Milloshoskit fajtor është Gruevski

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një kumtese shprehet se ashpër e dënon incidentin i cili ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të deputetit Antonio Milloshoski, njofton Portalb.mk.

“Ministria e punëve të brendshme duhet menjëherë ta zbardhë rastin e vendosjes së bombës ndërsa dorasit duhet të gjenden dhe të dënohen. Destabilizimi në Maqedoni është i motivuar dhe krijuar nga lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo duhet të ndërpritet menjëherë sepse nuk i sjell dobi askujt.” thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM, do të krijohet një Qeveri e përgjegjshme e cila do të kujdeset për të gjithë qytetarët pavarësish cilës parti apo etnitet i takojnë, ne vend të kësaj qeverie të deritanishme në krye me VMRO-DPMNE-në e cila si asnjëherë më parë ka nxitur dhunë, urrejtje dhe jo-tolerancë me qëllim që të krijojë tensione mes qytetarëve.

“Andaj është shumë me rëndësi të krijohet Qeveria e re e cila do të sjellë drejtësi dhe jetë për të gjithë në Maqedoni.” thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button