Absurdi në Maqedoni, matura u del sa një dasmë!

Afrohet periudha kur nxënësit e vitit të katërt do të festojnë mbarimin e arsimit të mesëm. Matura sjell gëzim të madh dhe lehtësim për maturantët , të cilët përveç se bëhen të rritur dhe përfundojnë fazën e arsimit, duhet të bëjnë një hap përpara në jetën e tyre, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, euforia gjatë kësaj periudhe shkakton edhe kokëdhembje për shumë prindër.

Tani më natës së maturës i paraprinë konkurrencë e madhe në kërkim të veshjes ideale, organizim të ahengjeve në shtëpi, por edhe rezervimet për kremtime në kafene dhe restorante, rezervimet për grim dhe frizura për vajzat etj. Shpenzimet për natën e maturës mund të arrijnë shifër katër-shifrore në euro.

“Për fustanin e vajzës time nuk kemi shpenzuar shumë. Materiali i blerë bashkë me qepjen na ka kushtuar rreth 50 euro. Këpucët janë 25 euro, çanta 20 euro. Për grim kemi ndarë 45 euro, 30 euro për thonjtë.

Për kremtim në restorant me rreth 40 njerëz kemi ndarë rreth 500 euro, ndërsa 150 euro na nevojiten neve për rregullim. Llogaritja jonë e përafërt thotë se do të shpenzojmë gjithsej rreth 850 euro”,  tregon nëna e një maturanteje.

Tani është në trend edhe blerja e dhuratës për partnerin e natës së maturës, kështu që edhe kjo duhet të llogaritet nga buxheti familjar. Për shumicën e maturantëve nata e maturës është një prestigj. Nëna e një maturanti tjetër, që gjithashtu kërkon të mbetet anonime, sqaron se kanë pasur grindje në shtëpi për shkak se djali duhet të ketë veshje të brenduar, për të cilën familja nuk ka patur mundësi.

“Ne shpenzuam 250 euro për këpucë të brenduara, por si t’ja dalim deri në fund të muajit. Gjatë jemi sqaruar dhe argumentuar se në kremtimin e maturës nuk është më rëndësi se si di do të dukesh, edhe pse është e qartë se çdo i ri do të duket bukur. Por, mund të dukesh bukur edhe me më pak para. Do të kishim bërë një kremtim intim familjar, kurse jo dasëm për natën e maturës, siç bëjnë shumica”, thotë zonja nga Shkupi.

Për ta organizuar maturën, viteve të fundit prindërit kanë filluar të marrin edhe kredi, ndërsa më pas u duhen vite që t’ia kthejnë paratë bankës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button