Aktori i njohur Kivanc Tatlitug lë xhirimet, ja pse

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlıtug, i cili po vijon me xhirimet e serialit “Cesur ve Guzel”, me aktoren e njohur Tuba Buyukustun, i ka ndërprerë xhirimet për disa ditë për shkak të një ndërhyrjeje të domosdoshme.

Rreth një vit e gjysmë më parë, aktori dëmtoi gjurin në një lojë baketbolli dhe iu desh të bënte një operacion pas dëmtimit.

Së fundi, Tatlıtug ka pasur nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër për shkak të dëmtimit të kërceve nga mbilodhja, shkruajnë mediat turke.

Pasi doli nga spitali, Tatlıtug tha se ndihet shumë më mirë dhe pas pak ditësh, do të rikthehet në fushën e xhirimeve: “Kisha nevojë për një operacion të vogël pas të parit dhe tani jamë shumë mirë. Së shpejti, do t’i rikthehem grupit të punës…” – tha ai për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button