Vetëm 1 vjeҫ e gjysmë dhe peshon 32 kg, historia e vogëlushit me një sëmundje të rrallë

Është vetëm një vjeҫ e gjysmë, por Yağız Bekte, ka një peshë totale prej 32 kilogramësh. Pesha anormale e fëmijës, i lindur nga 32-vjeҫari Sedat dhe 26-vjeҫarja Sevda Bekte, ka rënë në sy të të gjithë dhe është një problem shëndetësor që mjekët e kanë konsideruar si të pazakontë.

Prindërit, të cilët jetojnë në Samsun, janë shokuar në fillim kur kanë panë djalin që rritej në mënyrë të pakontrolluar gjatë gjithë kohës. Rritja e menjëhershme erdhi pasi Yağız ishte 5 muajsh, kështu që prindërit e ҫuan për analiza në ‘Medicine Faculty’ në ‘Samsun Ondokuz Mayıs University’. Rezultatet e testit treguan se Yağız vuan nga “mungesa e leptineve”, një lloj shndërrimi i rrallë hormonal.

Nëna e djalit tregon se ҫdo muaj ai shtonte nga dy kilogramë që kur ajo nisi ta ushqente me qumësht gjiri: “Nuk ngopej asnjëherë dhe nuk dija ҫ’të bëja… Është gjithmonë i uritur… Tani ai peshon 32 kilogramë. Eshtë shumë e vështirë për mua të kujdesem për të. Po vesh rrobat e vëllait më të madh, që është 9 vjeҫ. Nuk gjejmë dot veshje që mund t’i përshtaten. Ai është një vit e gjysmë tani, por nuk mund të ecë për shkak të mbipeshës.”

Vogëlushi ka nevojë për një ndërhyrje e cila kushton më shumë se 4,441 dollarë, por i ati tregon se me një pagë normale, ata nuk mund t’ia mudësojnë dot këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button