Protestën në Tiranë do ta sigurojnë mbi 2.500 policë

Protesta e opozitës së Shqipërisë paraditen e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarvajtjen e tubimit.

Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës, transmeton Top Channel.

Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.

Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.

Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangien e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Por policia ka marrë masa edhe për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT , të cilët do të zhvillojnë tubimin e tyre 2 orë para protestës së opozitës dhe në një internerar tjetër, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.

Në një takim që pati të enjten me shefat e rinj të komisariateve të kryeqytetit drejtori i ri i policisë së Tiranës, Ardi Veliu u ka kërkuar atyre ti lihet porosi e veçantë të gjithë punonjësve të policisë që të tregohen të kujdesshëm dhe mos bien pre e situatave apo provokimeve të mundshme nga protestuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button