Macron vizitën e parë do ta realizojë në Gjermani

Presidenti i sapozgjedhur i Francës Emanuel Macron, i cili të dielën merr detyrën vizitën e parë jashtë vendit do ta realizojë në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke respektuar kështu traditat e deritanishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, ka thënë se Merkel është e lumtur që të hënën pasdite do të presë presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron.

Edhe gjatë fushatës zgjedhore, Macron deklaroi se vizitën e parë do të mund ta realizonte në Gjermani në qoftë se zgjidhej për president. Krahas kësaj, ai disa herë po ashtu tha se vizita e parë jashtë vendit në rast se zgjidhet president do të jetë tek ushtarët e Francës që marrin pjesë në operacione jashtë vendit.

Macron u takua me Merkelin më 16 mars në Berlin në periudhën e fushatës zgjedhore. Në deklaratën pas përfundimit të zgjedhjeve në Francë, Merkel u shpreh se “na gëzon fitorja e Macronit”.

Ndryshe, Macron merr zyrtarisht detyrën nga presidenti aktual François Hollande ditën e diel përmes një ceremonie që do të mbahet në Pallatin e Elizeut.

Edhe François Hollande, i zgjedhur president në vitin 2012, vizitoi Berlinin ku ishte takuar me Merkelin pas marrjes së detyrës nga presidenti i atëhershëm Nicolas Sarkozy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button