MPB: Janë ngritur kallëzime penale kundër shtatë personave që morën pjesë në turmën në Kuvend, ja si u organizuan

Në lidhje me ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27.04.2017,  SPB Shkup ka ngritur kallëzime penale kundër shtatë personave, njofton Portalb.mk.

“Janë ngritur kallëzime penale kundër D.T (42), N.P (39), B.G (43), të gjithë nga Shkupi, dhe kundër G.A (43) nga Velesi për shkak ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “pjesëmarrje në turmë që do ta ndalojë personin zyrtar të kryejë detyrën e vet” sipas nenit 384 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, ndërsa kundër A.P (39), I.K (37) dhe N.B9 (39), të gjithë nga Shkupi, për shkak se ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të bëjë vepër penale” sipas nenit 385 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë. Të akuzuarit, me 27.04.2017 rreth orës 19 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pasi që me dhunë e kanë prishur kordonin policor, kanë hyrë në sallën nr. 3 ku u ka mbajtur konferenca për shtyp dhe i kanë sulmuar deputetët Z.Z (42) nga Strumica dhe Z.S (44) nga Struga, si dhe A.T (sigurimi personal i Z.Z)”, thuhet në kumtesën e MPB-së

Gjithashtu në kumtesë thuhet se të akuzuarit me dhunë i kanë sulmuar deputetët duke përdorur mjete të ndryshme.

“Të akuzuarit D.T, G.A, N.P dhe B.G. me dhunë i kanë prishur kordonët e policisë të vendosura para Kuvendit. Pastaj G.A i ka ftuar të pranishmit tjerë të hyjnë, ndërsa N.P ka hyrë në sallën nr. 3 ku e ka kërcënuar dhe fizikisht e ka sulmuar A.T (sigurimin personal të Z.Z). Të akuzuarit A.P, I.K, dhe N.B në sallën numër 3 e kanë kryer veprën penale në mënyrë që A.P i hodhi kamerat kah deputetët e pranishëm, I.K fizikisht e ka sulmuar A.T dhe e ka lënduar në kokë duke e hedhur kah ai karrigen me këmbë metalike, ndërsa N.V me këmbë e ka goditur deputetin Z.S, ku ishte i shtrirë për toke. Njëkohësisht, në lidhje me ngjarjet, janë ftuar edhe personat A.Sh (22) nga Shkupi dhe B.M (29) nga Kumanova për shkak se ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në turmë i cili do të kryejë vepër penale” sipas nenit 385 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë. Pas bisedave të bëra të njëjtët janë lëshuar”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në përfundim të kumtesës thuhet se MPB-ja në bashkpunim me Prokurorinë Themelore Publike vazhdojnë në identifikimin e personave që kanë kryer vepër penale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27.04.2017.

“Sektori i Punëve të Brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike edhe më tej marrin masa me qëllim të identifikimit dhe dokumentimit edhe të personave tjerë pjesëmarrës në ngjarjet të cilat kanë ndodhur më 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, thuhet në Kumtesën e MPB-së”, përfundojë në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button