LSDM: Do të jepen garancitë e kërkuara, Ivanovi ta japë mandatin për Qeveri

LSDM-ja sot kumtoi se do të jepen garancitë e kërkuara për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë dhe bën apel të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe presidenti Gjorge Ivanov menjëherë t’ia japë mandatin Zoran Zaevit.

“Programi i Qeverisë së re e garanton karakterin unitar të shtetit, punën sipas Kushtetutës dhe do t’i hapë perspektivat euroatlantike të Maqedonisë. Do të jepen edhe garancitë e kërkuara me ç’ka përfundojnë të gjitha justifikimet e paarsyeshme për bllokimin e proceseve demokratike”, thuhet në kumtesë.

Për shkak të bllokimit të proceseve demokratike, thekson LSDM-ja, Maqedonia ballafaqohet me probleme të cilat i dëmtojnë qytetarët dhe tërë sistemin shtetëror. Bllokimi i tillë, theksojnë do ta arrijë kulmin të hënën kur skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave të komunave. Të punësuarit në komuna, mësimdhënësit, do të mbeten pa paga dhe kompensime. Qytetarët nuk mund t’i marrin shërbimet e nevojshme nga komunat. Në këtë mënyrë, edhe më shumë do të ndërlikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për këtë shkak nevojitet transferim urgjent dhe i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të fitojë institucione funksionale, njoftoi LSDM-ja.

Apelon deri te të gjithë, siç thekson, përfshirë edhe deri te Ivanovi, në mënyrë konstruktive të kyçen në proceset demokratike, të veprojnë me vetëdije dhe përgjegjësi dhe një orë më parë të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe formim të qeverisë së re reformuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button