Kosovë, Thaçi nderon Nishanin me “Urdhrin e lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë “Urdhrin e Lirisë” homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani, në shenjë mirënjohje për angazhimin në njohjet për Kosovën dhe për kontributin në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve.

Kreu i shtetit shqiptar, Nishani ka thënë se është emocion i veçantë që ta merr këtë urdhër sepse “askush nuk ka sakrifikuar më shumë dhe nuk e ka merituar më shumë lirinë sesa populli i Kosovës”, ka thënë Nishani.

Rruga e Kosovës dhe Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe këtë nuk do të mund ta ndalë askush dhe asgjë, kanë deklaruar presidentët e dy vendeve pas takimit. Në Kosovë, Nishani, është pritur me ceremoni të larta shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button