Panel diskutimi në UEJL “Femrat në Mbrojtje të Mjedisit”

Me rastin e Ditës së Evropës (9 Maj), Infopika e BE-së në UEJL dhe Fakulteti Juridik organizuan panel diskutim në temën “Femrat në Mbrojtje të Mjedisit” me paneliste Merita Maksutin nga Lëvizja Eco Guerilla dhe Elmedina Abdullain nga Lëvizja Nëna dhe Fëmija. Fjalë hyrëse kishte nga Dekanja e Fakultetit Juridik, prof. Emine Zendeli, e cila potencoi rolin që Bashkimi Evropian ka luajtur në krijimin e paqes dhe progresit në Evropë po edhe tek ne në Maqedoni.

Panelistet dhe publiku i përbërë nga akademikë, studentë, profesorë dhe nxënës të shkollave të mesme patën mundësinë të diskutojnë për metodat se si qytetarët mund të mbrojnë mjedisin dhe për rolin e rëndësishëm që kanë femrat në vetëdijësimin e popullatës rreth kësaj çështjeje.

Njëkohësisht, Drejtoresha e Infopikës së BE-së, prof. Besa Arifi ndau çmimet për esetë më të mirë të konkursit letrar në nivel të UEJL-së dhe në nivel të shkollave të mesme të Tetovës, ku edhe kishim rastin të dëgjojmë vizionet për një Maqedoni Evropiane nga dy fitueset: Meirem Miftari (UEJL) dhe Fitore Shafi (ShMM Nikolla Shtejn).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button