Vesa e Eni ‘live’ nga Vlora

Janë kolege në profesion. Por shumë të dashura mes vete. Eni Koçi dhe Vesa Luma kanë treguar se e duan shumë njëra tjetrën përmes një fotoje të publikuar në ‘Instagram’.

Të dy këngëtaret kanë ndarë pasditen e së dielës në qytetin e Vlorës, ndërsa siç ndodh rëndom në estradën tonë edhe ato kanë shfaqur shumë dashuri mes vete përmes një fotografie.

Këngëtarët kanë festuar Pashkën në një mbrëmje në qytetin e Vlorës, ndërsa kanë treguar se po vazhdojnë mbrëmje të shumta nëpër qytete të ndryshme në Shqipëri.

Por, mbrëmjet ‘live’ nuk janë angazhimi i vetëm për to. Që të dyja janë duke punuar fort në projekte të reja të cilat besohet se do t’i sjellin shpejt në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button