Arkitektët kërkojnë revizion të projektit “Shkupi 2014”, duhet të dihen të “zezat” e tij

A është gjymtuar ose zbukuruar Shkupi me projektin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së i cili me tempin e njëjtë ndërtohet tashmë pothuajse 7 vite? Kryetari i Asociacionit të arkitektëve në Maqedoni, Martin Panovski për Dojçe Vele projektin “Shkupi 2014” e konsideron si “ndërhyrje në jetesën urbane” dhe paralajmëron se do të marrë iniciativë për vlerësimin e asaj se sa realisht ka kushtuar i gjithë projekti dhe objektet e projektit, njofton Portalb.mk.

“Janë harxhuar fonde. T’i shohim ato fonde sa janë realisht, jo sa janë harxhuar, por sa realisht kushton ky projekt? Këtë deri tani nuk e ka bërë askush”, tha Panovski, dhe vlerëson se për një gjë të tillë do të kalojë një periudhë e gjatë e hulumtimit.

Në fillim të ndërtimit të tij, qeveria paralajmëroi se projekti do të kushtojë rreth 80 milion euro. Në ndërkohë, sipas hulumtimeve të cilat i kanë zbatuar Birn dhe Prizma, çmimi do të mund të arrihet deri  700 milion euro.

Zbuloni sa na kushton “Shkupi 2014” (VIDEO)

Kështu, të gjithë projektin, Panovski e sheh në kontekst më të gjerë- jo vetëm si “gjymtim” estetik të kryeqytetit, por edhe të procedurave dhe ligjeve në shtet.

Baustelle im Zentrum von Skopje (DW)

Vlerësime edhe nga psikologët

“Projekti Shkupi 2014 është projekt që e ka gjymtuar qendrën e Shkupit, por puna është se e ka gjymtuar edhe gjithë Maqedoninë. Bëhet fjalë për procedurat, për mënyrën se si i ndryshojnë ligjet siç duan, ndryshohen procedurat sipas dëshirës së dikujt. Këto janë punët që e kanë gjymtuar dhe po e gjymtojë Maqedoninë në përgjithësi, e jo vetëm Shkupin. Sepse parimi sipas të cilit është bërë Shkupi 2014 aplikohet gjithkund, me ndryshimin e procedurave, ndryshimin e ligjeve brenda natës për diçka që është imagjinuar”, tha Panovski.

Në aspektin e rëndësisë shoqërore dhe historike të projektit, arkitekti konsideron se më shumë tregon për “kompleksin e vlerës së ulët” sesa të ndonjë ekspertize. Vlerësimin përfundimtar, konsideron Panovski, nuk do ta japin vetëm arkitektët ose sociologët, por edhe psikologët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button