Ndërrime në Sektorin për Kontroll të Brendshëm në MPB, Stançevska sëmuret

Ndihmës ministrja e Kontrollit të Brendshëm dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punë të Brendshme (MPB), Aneta Stançevska, menjëherë pas protestave të dhunshme në Kuvend ka shkuar në pushim mjekësor. Në vend të Stançevskës, ministri Agim Nuhiu e ka emëruar, Dejan Andonov, dhe tani ai udhëheq me sektorin i cili shqyrton keqpërdorimin e standardeve profesionale të të punësuarve në polici, njofton Portalb.mk.

Aneta Stançevska
Aneta Stançevska

Nga MPB i konfirmojnë informatat e NOVATV-së dhe thonë se “prej 3 maj, d.r. Aneta Stançevska, ndihmës ministre e Punëve të Brendshme për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale, për shkak të arsyeve shëndetësore shfrytëzon pushim mjekësor.

Aneta e lëshoi funksionin në kohën kur ky Sektor e shqyrtonte rolin forcave policore të cilët në të “enjten e përgjakshme” më 27 prill, e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Kjo nuk është hera e parë që Stançevska në momentet më kritike të policisë shkon në pushim mjekësor. Të njëjtën e ka kryer edhe gjatë kohës së zgjedhjeve gjatë vitit të kaluar në dhjetor, kur në krye të MPB-së ishte ministri i LSDM-së, Oliver Spasovski. Edhe atëherë në vend të saj ishte vendosur Andonov, ndërkaq Stançevska 4 muaj ka munguar në punë. Këtë herë nuk dihet se deri kur do të ngelet në pushim mjekësor.

Stançevska në këtë pozitë është që nga vitit 2008, ndërkaq zëri i saj dëgjohet në një nga “bombat” që i publikoi LSDM lidhur me mashtrimet zgjedhore dhe rolin e policisë në zgjedhje. Ministrja e atëhershme, Gordana Jankulloska dhe shefi i kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, merren vesh që të marrin disa policë dhe gjatë periudhës parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve të jenë në Ohër. Protugjer e lut Jankulloskën që t’i “mbyll sytë” se të punësuarit në MPB do t’i dërgojë në Ohër. Jankulloska më vonë i thotë Stançevskës, që gjatë veprimit të Sektorit për Kontroll të Brendshëm për këtë rast “njerëzit tanë të jenë të pastër”.

Bisedë mes Jankulloskës dhe Stançevskës

G.J: Për atë rastin që është në Ohër, çfarë veproni, shihni tanët të jenë ok, pastër atje.

A.S: Po, po, po. Po, po, normalisht.

G.J: Mirë, mirë. Të mos gabojë dikush atje, dhe pastaj ta përmirësojmë.

A.S: Assesi nuk ka gabime, dihet, tanët patjetër duhet të jenë të pastër.

Pas publikimit të kësaj “bombe” më 10 mars të vitit 2015, është deklaruar edhe Komiteti i Helsinkit e cila zbardhi se deri tek ata ka arritur ankesë nga një qytetar i Ohrit i cili gjatë kohës së zgjedhjeve lokale të vitit 2013 është maltretuar nga “barbarët” e Jankulloskës.

Komiteti i Helsinkit është drejtuar te Sektori për Kontroll të Brendshëm në MPB duke kërkuar informata për rastin. Nga atje janë përgjigjur se nuk ka pasur tejkalim të autorizimeve zyrtare të policisë, ndërkaq përdorimi i forcës fizike në këtë rast ka qenë i patjetërsueshëm pasi që i dëmtuari i ka sulmuar përfaqësuesit e njësitit “Alfa”.

NOVATV mëson se njëri nga personat, që në bisedën Janullovska dhe Protugjer e quajnë vëllai i Mackos, javën e kaluar ka marrë vendim për shkarkim nga MPB. Por, jo për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por sepse nëpërmjet procedurës gjyqësorë është treguar se është bërë ndihmës epror në njësitit “Alfa” me diplomë të falsifikuar nga shkolla e mesme. Sipas informatave të NOVA-s, në Sektorin për Kontroll të Brendshëm për rastin është hapur lëndë që në vitin 2012, por javën e kaluar i është dhënë suspendimi.

Sektori për Kontroll të Brendshëm në krye me Stançevskën gjithashtu nuk ka qëndruar prapa  MPB-së për gjatë kohës së aksionit “Lagjja e Trimave” në Kumanovë.

“Aksioni i policisë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë është kryer sipas planit të konstatuar, ndërkaq veprimet e ndërmarra janë të bazuara, të arsyeshme dhe të rregullta, por edhe arrestimi i personave në aksion ka  qenë në bazë të normave ligjore”.

Procesi gjyqësor për këtë aksion në të cilën kanë humbur 8 policë ende hapë kontroverse të reja, për mënyrën se si është realizuar dhe mundësia e përzierjes së funksionarëve të lartë policorë në lojërat eventuale me anëtarët e Grupit të Kumanovës, të cilët disa u burgosën, ndërkaq disa të tjerë, sipas disa dëshmive, janë vrarë për t’i fshehur planet e organizimit.

Përveç hedhjes poshtë të shumë ankesave, Sektori i Kontrollit të Brendshëm, veçmas duhet të deklarohet edhe për ankesën e Shoqatës  së Gazetarëve të Maqedonisë për përdorimin e tepërt të forcës  së policisë ndaj gazetarëve për kohën e ndodhive në Kuvend në vitin 2012 gjatë sjelljes së buxhetit e cila u vlerësua si e pabazë. Për përkujtim, përpara disa muajve Gjykata për të Drejta të Njeriut në Strasburg solli vendim në dobi të gazetarëve dhe e detyron shtetin që t’u paguaj të njëjtëve dëmshpërblim në bazë të nenit 10 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button