Xhafaj: Lazarat edhe në Shkodër

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nga Shkodra i ka motivuar ndryshimet e fundit në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit me faktin që i bëjnë mirë punës dhe duke u ndaluar tek prioritetet, një prej tyre ka nënvizuar luftën kundër kanabisit, i cili në mënyrë të veçantë në rrethin e Shkodrës ka një rëndësi të veçantë pasi ka zona që në vite mund të krahasohen me Lazaratin.

“Natyrisht që lufta ndaj kanabisit është një prioritet dhe madje edhe në rrethin e Shkodrës, ndër vite, ka patur zona që ishin një Lazarat i dytë. Ndërkohë që thoshin të gjithë Lazarati, Lazarati, në Shkodër kishte një tjetër Lazarat. Por me masat e marra dhe punën që po bëjmë do të arrijmë që ta zhdukim këtë fenomen”, tha Xhafaj, transmeton Top Channel.

Këto deklarata, ministri i Brendshëm i bëri gjatë përurimit të godinës së re të Gjykate së Apelit në Shkodër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button