Tre rregulla që ju ndihmojnë të gjeni qendrën tuaj të gravitetit

Shenjtëria

E shenjtë këtu do të thotë “të ndahesh nga e zakonshmja” dhe të bëhesh pjesë e forcave universale dhe natyrore. Pa këtë ndjenjë të së shenjtës, ju nuk mund të gjeni mirëqenien, sepse kjo është një nevojë themelore e psikikës. Ajo forcon më pas kufijtë e një hapësire ​​dhe një kohe personale të privatësisë së vërtetë. Kërkoni vende dhe jo-funksionale, të paprekshme dhe frymëzohuni me një ndjenjë më të gjerë të vetes suaj.

Ngadalësia

Që ta pëlqeni veten, duhet të jeni në gjendje të perceptoni veten dhe kohën që po jetoni. Dhe vetëm heqja dorë nga furia e përditshmërisë mund t’jua rikthejë. Ngadalësimi, ose më mirë aftësia për të ngadalësuar, ju lejon që të vëzhgoni dhe të shikoni veten tuaj dhe atë që bëni. Jo më kot të gjitha ritualet, fetare ose jo, janë të bazuara në gjeste që bëhen gjithmonë me qetësi dhe vetëdije.

Humori

Përbërësi i tretë është disponueshmëria për humorizëm, që nuk është vetëm mënyrë për të qeshur dhe për të jetuar në alegri, por një instrument i dijes. Mjafton një ngritje e tillë e shpirtit për të mësuar që të qëndroni në realitet në mënyrë të ekuilibruar, duke relativizuar dobësitë tuaja dhe duke u ndjerë, si pasojë, më të qetë dhe më pak të varur nga performanca. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button