Vlerësim i dëmit në Kuvend, objekti dhe pajisja të siguruara

Objekti dhe pajisja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të siguruar dhe kompania e sigurimeve do t’i mbulojë shpenzimet nga dëmi i shkaktuar gjatë trazirave që ndodhën më 27 prill, informoi sot sektori i Kuvendit për marrëdhënie me opinionin.

“Pas ngjarjeve të 27 prillit, shërbimi profesional i Kuvendit bëri kontroll të dëmit material. Për momentin po bëhet dokumentimi, fotografimi dhe përshkrimi i tij. Pas kryerjes së procedurës së plotë për konstatimin dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar, do të njoftojmë për të. Kuvendi, objekti dhe pajisja janë të siguruar dhe kompania e sigurimeve do t’i mbulojë shpenzimet nga dëmi i shkaktuar”, thuhet në kumtesë.

Trazirat në Kuvend ndodhën më 27 prill, në natën e zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të shtëpisë ligjvënëse nga ana e shumicës parlamentare. Gjatë trazirave u lënduan deputetë dhe gazetarë dhe ishin demoluar dhe shkatërruar hapësirat e Kuvendit dhe inventari i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button