“Shtëpiza për shkëmbim të librave” – Iniciativë në kuadër të Lëviz me Gisht

Grupi joformal “Zgjohu”në kuadër të kampanjës “Lëviz me Gisht”, të mbështetur nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, sot përmes një evenimenti kreativ të titulluar “Shtëpiza për shkëmbim të librave” ka vendosur një mini bibliotekë në oborrin e shkollës së mesme Pero Nakov në Kumanovë.

Qëllimi i iniciativës ishte vendosja e mini bibliotekave ku të rinjtë do të munden të shkëmbejnë libra me tituj të ndryshëm, të marrin libër që ju intereson atyre dhe në vend të saj të vendosin libër tjetër në bibliotekë dhe si rezultat i kësaj të rritet vetëdija për rëndësinë e leximit të librave si faktor i rëndësishëm për përmirësimin e edukimit te të rinjët.

Iniciativa është pjesë e kampanjës “Lëviz me Gisht” e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për mundësitë e ndryshme për ndryshime sociale që janë në kuadër të secilit individ, si dhe të ofron ide dhe mundësi për kontribut në aktivitete të ndryshme në kuadër të shoqërisë, në të cilat qytatarët mund të marrin pjesë në mënyre individuale por edhe kolektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button