Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja

Me porosi “Zgjedhjet janë për Maqedoninë” të shkruar në transparent të madh, ithtarët e iniciativës qytetare “Për maqedoni të përbashkët” edhe sonte ishin në marsh protestues në kryeqytet, duke lëvizur prej para ndërtesës së Qeverisë deri para Kuvendit të RM-së, transmeton MIA.

Boris Damovski në fjalimin para qytetarëve të prnaishëm tha se e vazhdojnë rezistencën ndaj, siç tha, shkelësve të Kushtetutës, ligjeve dhe procedurave, të cilat, sipas tij, janë të mbrijtur vetëm nga presidenti Gjorge Ivanov dhe nga populli i Maqedonisë.

Bogdan Ilieski bëri thirrje qytetarëve t’u mundëpsohen zgjedhje të reja në të cilat do të deklarohen për pikat e siç tha, platformës së Tiranës.

Në fund të protestës para Kuvendit, ai paralajmëroi se nesër, në Ditën e Evropës, marshuta do të kalojë edhe afër selisë së Delegacionit të BE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button