Berlin: Rreziku nga populizmi në Evropë ende i madh

Rreziku  nga politikat populiste në Evropë ende është i madh edhe përkundër fitores së Emanuel Makron në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Francë, konsideron Berlini zyrtar.

Sekretari shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Mihael Rot thotë se fitorja e Makron  është nën hije për shkak të faktit që kundërkandidatja e tij, djathtistja ekstreme Marin Le Pen ka fituar pothuajse 11 milionë vota.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, në deklaratë për televizionin kombëtar gjerman ARD, Rot, i cili  është përgjegjës për marrëdhëniet franceze-gjermane, thotë se “nuk duhet që të bëhet normale që ekstremistët e djathtë të marrin një numër kaq të madh të votave në zgjedhje”.

“Nëse Markon nuk ka sukses në mandatin e tij, atëherë presidentja e ardhshme do të jetë Marin Le Pen dhe ne duhet që ta pengojmë këtë për çfarëdo lloj çmimi, konsideron diplomati gjerman, sipas të cilit Gjermania në të kaluarën në të shumtën e rasteve sillej si “mësuese e Francës” dhe prandaj tani duhet që t’i relaksojmë rregulltat në BE  për shpenzimin e buxhetit, me qëllim që  t’i lejojmë qeverisë së Makron ta forcojë rritjen e ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button