Siria kundër pjesëmarrjes së KB-së në zbatimin e marrëveshjes për zonat e sigurisë

Ministri sirian i Punëve të Jashtme Valid Mualem deklaroi sot se vendi i tij do t’i përjashtojë të gjitha rolet e KB-së për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes për vendosjen e katër zonave të sigurisë në Siri.

“Nuk e pranojmë rolin e KB-së apo të forcave ndërkombëtare që ta monitorojnë marrëveshjen (të cilin e kanë nënshkruar Rusia, Turqia dhe Irani)”, theksoi Mualem.

Në konferencë për shtyp në Damask, ai paralajmëroi se Qeveria siriane do t’u përmbahet kushteve të planit rus për “zona të sigurisë”, derisa atë e bëjnë edhe kryengritësit.

Deklarata e Validit pason dy ditë pasi në Siri hyri në fuqi relativisht armëpushimi, në pajtim me marrëveshjen për vendosjen e “zonave të sigurisë” në zonat që janë kryesisht nën kontroll të opozitës.

Harta përfundimtare e atyre zonave do të konfirmohet më 4 qershor.

Marrëveshja paraqet tentim më të ri ndërkombëtar që të vendoset armëpushim në vend, ku tanimë gjashtë vjet zhvillohet luftë civile në të cilën deri tani jetën e kanë humbur 400.000 persona.

SHBA nuk është përfshirë në marrëveshjen, Siria nuk e nënshkroi, ndërsa forcat e opozitës siriane shprehën kritika të ashpra për këtë marrëveshje, duke theksuar se tërësisht nuk është legjitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button